Mikrovala është e njohur vetëm për një gjë: ngrohjen e ushqimeve. Por, në një të ardhme të afërt, ky mund të jetë vetëm një prej funksioneve të saj.
Shumë shpejt ajo mund të shërbejë edhe për karikimin e telefonëve.
Kërkuesit e Universitetit të Tokios po punojnë për të gjetur mënyra se si mund të ndihmojnë personat që janë shpesh në nxitim për të karikuar telefonët e tyre. Gjatë kohës që nxehen, mikrovalët humbasin vazhdimisht energji të cilat mund të përdoren.
Inxhinieri Yoshihiro Kawahara dhe grupi i tij i punës, kanë projektuar një makineri që mbledh dhe riciklon energjinë e humbur.
Ja se si funksionon: Ajo ka një antenë që mbledh çdo lloj energjie të tepërt dhe e transmeton atë nëpër pajisje të tjera. Megjithatë, mund të jetë ende shpejt që mikrovala të zëvendësojë karikuesin. Rregullat ligjore kufizojnë sasinë e energjisë që lejohet të dalë nga mikrovala deri në një nivel të njohur që nuk dëmton njerëzit.
Kështu, do t’ju duhej ta përdornit mikrovalën për një periudhë të caktuar kohe, në mënyrë që të gjeneroni energjinë e duhur.
Testet e kryera deri tani kanë dëshmuar se përdorimi i mikrovalës për rreth dy minuta ka gjeneruar energji të mjaftueshme për të fuqizuar disa pajisje me bateri të vogla, si një orë, por vetëm për pak minuta.
Po ashtu, nëse kjo teknologji do të instalohej në kuzhinë, do t’i ndihmonte konsumatorët të reduktonin sasinë e karbonit pa shumë përpjekje. Ideja e eksperimentit erdhi nga NASA, atje ku shkencëtarët po përpiqen të përdorin energjinë e papërdorur nga dielli.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment