facebookgoogle plusrss feedmesazh

30 October 2013

Studim: 38 % e fëmijëve nën 2 vjeç kanë “përdorur” një pajisje mobile

Fëmijët në ditët e sotme pajisen me gjërat më të domosdoshme si batanije të ngrohta, biberon, arusha dhe ndoshta një iPad.

Common Sense Media, organizatë jofitimprurëse e fokusuar në edukimin e familjeve mbi median dhe teknologjinë, ka zbuluar se 38% e fëmijëve dhe bebeve nën moshën dy vjeçare kanë përdorur një pajisje mobile.

James Styer, shef ekzekutiv i Common Sense Media, i përshkruan këta fëmijë si autoktonë të vërtetë të botës dixhitale. Për realizimin e këtij studimi janë anketuar 1463 prindër me fëmijë më të vegjël se 8 vjet. Common Sense Media ka kryer po të njejtin studim në vitin 2011 dhe është arritur në përfundimin se vetëm 10% e fëmijëve nën 2 vjeç kishin përdorur një pajisje mobile.

Ky ndryshim reflekton pjesërisht se sa të rëndësishme janë bërë pajisjet mobile në jetën e prindërve. Në ditët e sotme prindërit nuk tundin më çelësat për t’iu tërhqur vëmendjen fëmijëve, por iu tregojnë smartfonin ose tabletin.

Disney është vetëm një klikim larg kur ju dispononi internet të brezit të gjerë (broadband). Tashmë janë prodhuar edhe kapakë të ndryshëm për smartfonët ose tabletët me materiale të fuqishme që i mbrojnë këto pajisje nga “sulmet” e fëmijëve entuziastë madje. Në treg mund të gjenden edhe tabletë të tillë të prodhuar enkas për përdoruesit e vegjël (tabletët e prodhuar nga Vinci).

Në studim bëhet edhe krahasimi i kohës së qëndrimit para ekranit me kohën e leximit. Vihet re se në një ditë të zakonshme fëmijët nën 2 vjeç shpenzojnë më tepër se dyfishin e kohës duke parë televizor dhe DVD (55 min), ndërsa koha që ata shpenzojnë për të lexuar ose për të dëgjuar diçka që iu lexohet nga më të rriturit është 19 minuta.

Është e qartë se në ditët e sotme po përballemi me një realitet komplet ndryshe nga ai ku librat me figura dhe lodrat përbënin objektet kryesore të argëtimit. Këto objekte ndoshta nuk do të eleminohen asnjëherë, por momentalisht po hasin një konkurrencë të fortë në btën dixhitale. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment