Është përuruar në Kinë aeroporti i Shenzhenit, një kompleks i projektuar nga kompania “Fuksas”, që i ka dhënë aeroportit formën e një shigjete.
Aeroporti është projektuar për të përballuar trafikun e 45 milionë udhëtarëve në vit, kurse ndërtimi është realizuar për vetëm 3 vjet dhe ka kushtuar pak mbi 1 miliard euro.
Terminali ka 200 sportele për të bërë check-in dhe 62 hyrje për imbarkim. Qyteti i Shenzhenit ndodhet në jug të Kinës.
No comments :
Post a Comment