facebookgoogle plusrss feedmesazh

25 November 2013

Anglina Jolie i dhuron Pittit një ishull

Angelina Jolie po shpenzon 12.2 milionë dollarë që t’ia blejë të dashurit të saj Brad Pitt një ishull në formë zemre.

Bukuroshja filmike ka vizituar ishullin e bukur Petra javën e kaluar dhe ka thënë se do të ishte një dhuratë e përsosur për ditëlindjen 50 vjeçare të partnerit të saj.

Aktorja 38 vjeçare Angelina ishte ndier e entuziazmuar pas zbulimit të dy shtëpive që ishin dizajnuar nga arkitekti i preferuar të Pitt, Frank Lloyd Wright.

“Sapo Angelina ka dëgjuar se ishulli ishte ne shitje, ajo ka organizuar një udhëtim për ta parë, i cili i la një përshtypje të madhe. Shtëpia është një ambient i përsosur për largimet romantike apo familjare. Është vend shumë privat dhe Angelina është në dijeni se ishulli ka formën e zemrës, që nënkupton shumë”, tregoi një burim.

No comments :

Post a Comment