facebookgoogle plusrss feedmesazh

25 November 2013

NSA më 2012 ka infektuar mbi 50.000 kompjuterë në botë

Agjencia e Kombëtare e Sigurisë së SHBA-ve ka hakuar më shumë se 50.000 rrjete kompjuterike në mbarë botën vitin e kaluar, duke i infektuar ato me “viruse” të cilat i ka përdorur për të kryer operacione të sofistikuara spiunimi, thuhet sipas një raporti të ri i cili ka rrjedhur nga Edward Snowden.
Zbulim i ri vjen nga një sllajd i PowerPoint i vitit 2012 i publikuar nga gazeta holandeze NRC Handelsblad, transmeton Krokodili.

Dokumenti tregon një hartë të botës që nxjerr në pah, ndër të tjera, më shumë se 50.000 "impiante eksploatimi në mbarë botën" të cilat hyjnë në kategorinë "CNE", e cila është zhargon për infeksionet me viruse.

Computer Network Exploitation përfshin "veprimet dhe mbledhjen e të dhënave për inteligjencën nëpërmjet rrjeteve kompjuterike që eksploatojnë të dhënat e mbledhura nga sistemet e informacionit të armikut, ose targetit të tyre" thuhet në përshkrimin e programit të NSA-së.

No comments :

Post a Comment