facebookgoogle plusrss feedmesazh

03 November 2013

Çdo HTC One në Amerikën e Veriut do të marrë Android KitKat brenda 90 ditëve

Google thotë që Android 4.4. do të vijë në edicionet e Google Play të Samsung Galaxy S4 dhe HTC One “në javët e ardhshme”, por nëse do ta blinit pajisjen tuaj në vend të kësaj nga një bartës? Ata që e posedojnë një HTC One në Amerikën e Veriut duhet të shohin një përditësim brenda 90 ditëve të ardhshme.

Në një intervistë me Engadget, presidenti i HTC-së për Amerikën, Jason Mackenzie pranoi që do të ofrojnë përditësimin për çdo pajisje HTC One brenda asaj periudhe kohore.

Më saktë, edicionet e Google Play duhet të shohin përditësimet brenda 15 ditëve, aparatet e zhbllokuara të zhvilluesve brenda 30 ditëve dhe pajisjet që mbyllen nga bartësit do të shohin KitKat-in në 90 ditë ose më pak.

Në fakt, Mackenzie thotë që përditësimet në të ardhmen duhet të vijnë aq shpejt. “Ne do të shohim që ta bëjmë një prioritet që të kemi çdo pikë të lëshuar në One brenda 90 ditëve,” tha ai për Engagdet.

Një zëdhënës i HTC-së tha për The Verge që përditësimi i planifikuar është konfirmuar vetëm për Amerikën Veriore për momentin, por tha që HTC One max dhe HTC One mini do ta shohin Android 4.4 në të ardhmen e afërt.

“Në Amerikën Veriore, ne do ta ofrojmë Android 4.4 me Sense 5.5 për HTC One brenda 90 ditëve dhe HTC One max dhe HTC One mini do të pasojnë,” tha ai.

Pajisjet më të vjetra të HTC-së, si One X, Evo 4G LTE dhe Droid DNA nuk do të marrin aq shpejt versionin e përditësuar të Androidit. “Prioriteti ynë do të jetë përditësimi i familjes së HTC One.

Në këtë pikë, ne ende jemi duke punuar për të përcaktuar nëse do të përditësojmë ose jo pajisjet e tjera në portofolin e produkteve tona,” tha zëdhënësi. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment