Besoni ose jo përmes një studimi më të ri është treguar se konsumimi i çokollatës ndihmon në tretjen dhe eliminimin e yndyrave.
Shkencëtarët spanjollë kanë analizuar ushqyerjen dhe aktivitetin e 1.500 tinejxherëve, të moshave ndërmjet 12 dhe 17 vjeç, nga nëntë vende evropiane.
Ata kanë zbuluar se njerëzit të cilët konsumojnë çokollatë, kanë më pak yndyra në organizmin e tyre.
Po ashtu është treguar se çokollata ka efekt pozitiv në qarkullimin e gjakut, në shtypjen e gjakut dhe në shëndetin e zemrës.
Të dhënat e hulumtimit nga Universiteti i Granadas përforcojnë rezultatet e mëparshme të një studimi në Kaliforni, ku thuhej se ata që konsumojnë çokollatë kanë nivel më të ulët të yndyrës në gjak.
Autorët e studimit thonë se megjithëse ka shumë kalori, çokollata i neutralizon yndyrat dhe nuk lejon që ato të deponohen në organizëm.
Burimi: Mjeku.Net
No comments :
Post a Comment