David Beckham është nominuar për titullin Mbretëror të Fisnikërisë, evenimenti i së cilit do të mbahet natën e vitit të ri, ku Beckham mund të zgjidhet si njeriu më i fisnikëruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Futbollisti Beckham është emëruar si njëri nga kandidatët e mundshëm për “Titullin Mbretëror të Fisnikërisë”, nga zyrtarët të cilët po bëjnë shqyrtimet e fundit rreth kësaj çështjeje, para se ai të konfirmohet zyrtarisht si një kandidat i tillë.
Vendimi përfundimtar do të jepet gjatë fundit të këtij muaji ndërsa si kriter themelor për kandidimin e tij në këtë listë u mor pasuria e tij, në vlerë prej 196 milionë eurosh.
Emri i tij në listën e kandidimit për këtë titull mund të qëndrojë afër shokut të tij Prince Williams, me të cilin Backham ka marrëdhënie të mira shoqërore falë organizimeve të ndryshme bamirëse.
Nëse Beckham do ta fitonte këtë titull, kjo do të nënkuptonte se ai do ta pranonte titullin “Sir”, derisa gruaja e tij stiliste do të titullohej “Lady Victoria”.
Aktualisht Beckham është lojtari i vetëm anglez, i cili ka pranuar nderime të mëdha në katër shtete, derisa 115 paraqitjet e tij ai i arriti gjatë periudhës nëntë vjeçare të karrierës së tij, të cilat e bënë atë si lojtarin më të famshëm në historinë kombëtare të ekipit anglez.
No comments :
Post a Comment