13-vjeçaren Sofi Kotkis, e cila është e verbër që nga lindja, Beyonce e ka befasuar duke e ftuar për ta kënduar bashkërisht hitin „Irreplaceable“...
Kur edhe në koncert të këngëtares së saj të preferuar, Sofi as që kishte ëndërruar se do t’i ndodhte diçka kaq e bukur. Ai vetëm qëndronte në radhën e parë dhe dëgjonte si këndonte Beyonce.
Para se ta këndojë "Irreplaceable", Byeonce e paralajmëroi publikun se këngën ia kushton Sofit, dhe pastaj është përkulur dhe i është ofruar vajzës së verbër për ta lutur që bashkërisht të këndojnë këngën.
Vajza u gëzua pa masë për shkak se këngëtarja e saj e dashur ka kënduar duet me te. Buzëqeshte, këndonte dhe e gëzonte momentin më të lumtur të jetës së saj.
Duetin e kishte “aranzhuar” motra e Sofit, Eli.
"Ia ka plotësuar dëshirën më të flaktë dhe e ka gëzuar shumë. Sofi nuk sheh, por e do shumë muzikën dhe vallëzimin. Është motra më e mirë në botë, dhe jam shumë e lumtur që pata mundësinë të bëjë diçka që do ta lumturonte atë”, tha Eli.
No comments :
Post a Comment