Është bërë i famshëm duke interpretuar rolin e Thor, superheroit muskuloz të novelave grafike, por Chris Hemsworth tashmë ka nisur dobësimin ekstrem për filmin e tij të ri.
Aktori 30-vjeçar ka zbuluar se po “vdes urie” për të qenë i përshtatshëm për filmin ‘Heart Of The Sea’ (Zemra e Detit) të regjisorit Ron Howard, ku do të interpretojë një marinar të cilit i mungon ushqimi pas një incidenti në det.
“Filmi tregon ngjarjet e vërteta që frymëzuan Herman Melville të shkruante librin Moby Dick. Një anije me disa marinarë në bord goditet nga një balenë, anija mbytet dhe ata mbijetojnë për 90 ditë nëpër barka të vogla. Ideja është që disa vdesin dhe të tjerët hanë njëri-tjetrin”, shpjegoi Hemsworth.
Protagonisti i filmit ‘Rush’ shtoi se po mban një dietë shumë të rreptë: “Marr vetëm 600 kalori në ditë. Ha vetëm sallatë dhe bie të fle i uritur. Më kanë rekomanduar një teknikë të cilën po e zbatoj: për 15 orë radhazi nuk ha, ndërsa pjesën tjetër konsumoj sallatë dhe shumë pak proteina.”
No comments :
Post a Comment