Më 24 gusht 2013 dikush në Zvicër, në kantonin Valis kishte qëlluar xhekpotin e lotarisë Euromillions, me çka kishte fituar shumën rekorde për Zvicër, 115.8 milionë frangash.
Por në fakt këtë shumë nuk e ka fituar (tërhequr) ende askush, edhe pse kanë kaluar tashmë dy muaj e gjysmë nga tërheqja.
Kështu siç shihet gjendja, fituesi ose fituesja nuk e ka idenë se ka fituar ose thjesht, e ka humbur dikund tiketën e lotarisë. Sidoqoftë, ai ose ajo ka ende kohë. Rregullat e lotarisë në Zvicër parashohin që e drejta për të marrë fitimin e realizuar përfundon gjashtë muaj pas shpalljes së fituesit.
Deri më tash përgjegjësit për Romandi i lotarisë (Loro), ku hyn edhe Valisi, nuk kanë marrë ndonjë qëndrim rreth gjithë kësaj.
Ndërsa një zëdhënës i Swissloss ka treguar se “80 për qind e atyre që fitojnë në loto, vijnë ta tërheqin fitimin e tyre brenda dy javëve të para.
No comments :
Post a Comment