facebookgoogle plusrss feedmesazh

04 November 2013

[VIDEO] Eklipsi i plotë i diellit në Afrikë

Një eklips i rrallë diellor, një nga eventet astronomike më spektakolare të vitit, është parë në Afrikë, Europën jugore dhe Shtetet e Bashkuara.
Fenomeni lejoi një pamje të diellit diku të plotë e diku pjesërisht të bllokuar nga hëna. Më qartë, eklipsi është mundur të shihet në Gabon, ku zgjati rreth një minutë. I plotë, eventi i jashtëzakonshëm është shënuar në të gjithë kontinentin afrikan, ndërsa ai i pjesshëm në lindje të Amerikës Veriore dhe në jug të Europës.
Ekspertët paralajmëruan më herët që askush të mos tentojë ta shohë eklipsin me sy të lirë. Ai është një ngjarje e rrallë sepse konsiderohet “hibrid”, diçka e ndërmjetme mes eklipsit unazor dhe atij të plotë. Në rastin e këtij të fundit, hëna e mbulon krejtësisht diellin, ndërsa eklipsi unazor ndodh kur sateliti i vetëm natyror i Tokës është në pikën e tij më të largët prej saj dhe nuk e bllokon dot krejtësisht yllin, duke u rrethuar nga një unazë e dukshme drite.

Sipas ekspertëve, shikimi me sy të lirë gjatë një eklipsi të pjesshëm apo të plotë diellor mund të shkaktojë dëmtim të përkohshëm apo në rastet më ekstreme, edhe të përhershëm të retinës. Për këtë arsye rekomandohen me forcë syzet e posaçme, ato të saldatorëve apo syri i kameras.

Eklipsi nisi rreth 1.000 km në lindje të Jacksonville në Florida e më pas hija e Hënës është shtrirë në lindje përgjatë një korridori të ngushtë shtetesh. Kulmin e vet, fenomeni e mbërriti diku në Oqeanin Atlantik, ndërsa dukshmërinë më të lartë në Tokë e pati në Gabon.

Videon nga Top Channel mund ta shikoni këtu:

No comments :

Post a Comment