Kafeina dhe paracetamoli (bar për qetësimin e dhimbjes dhe uljen e temperaturës) e dëmtojnë mëlçinë, thonë shkencëtarët pranë Universitetit të Washingtonit.
Dëmtimet ndodhin në rast se konsumohet kafja gjatë kohës së marrjes së paracetamolit, si edhe gjatë terapive të përbashkëta kundër dhimbjes (analgjetikëve) që kombinojnë kafeinën me paracetamolin.
Barnat e tilla shpesh jepen te dhimbjet, si migrena, para menstruacioneve apo gjatë lëndimeve muskulore.
Profesori i kimisë mjekësore pranë Universitetit të Washingtonit, dr. Sid Nelson, thotë se kafeina bashkëvepron me enzimën që krijon metabolite toksike të paracetamolit që janë të rrezikshme për mëlçinë.
“Dëmtimet paraqiten kur organizmi ekspozohet ndaj dozave të mëdha të kafeinës. Disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj veprimit të kafeinës në krahasim me të tjerët. Gjithçka duhet të jetë mesatare, kjo vlen edhe me konsumimin e kafes”, ka sqaruar dr. Nelson.
Burimi: Mjeku.Net
No comments :
Post a Comment