Një rrufe e fuqishme ka goditur majen e minares së Xhamisë së Detareve në Ulqin.
Goditja ka dëmtuar pjesën e sipërme të minares, ndërsa në të njëjtën kohë ka shkaktuar edhe djegien e të gjitha paisjeve elektrike të shtëpive në periferi të Xhamisë së Detarëve si dhe linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Mendohet se dëmet mund të ishin më të mëdha nëse nuk do të kishte qenë i instaluar sistemi rrufepritës.
Burimi: Koha.net
No comments :
Post a Comment