facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 November 2013

Voto që shqiptari Loni Gashi të performojë në MTV

Fushata para-zgjedhore në vendin tonë ka përfunduar, por atmosferën elektorale është koha që ta bartim në MTV për të ngritur në skenën e European Music Awards një shqiptar.
MTV ka organizuar një kontest të për këngëtarët e rinj, por me përvojë, për të sprovuar veten e tyre në konkurs.
Dhjetëra mijëra këngëtarë nga mbarë kontinenti kanë marrë pjesë në këtë kontest, por në fazën e votimeve finale ka arritur të hyjë talenti shqiptar Loni Gashi.

Ai gjendet në top 530 këngëtarët e përzgjedhur nga MTV. Fituesi i këtij kontesti të MTV Brand New Unsigned do të performojë në skenën gjigante të MTV European Music Awards krahas emrave si Rihanna, Katty Perry dhe Justin Timberlake.

Videoja ku Lundrim Gashi këndon këtu:


“Unë besoj se kur filloni diçka, ju e mbaroni dhe kjo më bën të veçantë, sepse unë jap 100 për qind në atë që bëj dhe kjo më bën unik. Kur më thonë se kam zë të mirë, ndihem mirë, por edhe më i përkushtuar për të punuar”, është shprehur Loni Gashi në deklaratën zyrtare për MTV.

Votimi mbyllet më 18 nëntor dhe fituesi shpallet më 27 nëntor.

Nëse Loni Gashi, djaloshi shqiptar nga Londra, e fiton këtë konkurs, ai pos që do të shpallet talenti më me perspektivë nga MTV për vitin 2014, ai do të fitojë edhe mundësinë për të performuar në MTV Europe Music Awards krahas emrave të mëdhenj të muzikës botërore.

Kur të klikoni për të votuar, kyçuni me llogarinë tuaj të Faceook ose Twitterit, e më pas shtypni butonin “Vote”.

Voto për Loni Gashin në MTV.

Burimi: Telegrafi


No comments :

Post a Comment