Ky avion mund të thyejë çdo rekord shpejtësie të vendosur nga mjetet e deritanishme të transportit. Modeli quhet SR-72 dhe është duke u zhvilluar nga gjigandi amerikan i aeronautikës Lockheed Martin. Inxhinierët e kanë projektuar për të tejkaluar 6 herë shpejtësinë e zërit, për një shpejtësi fluturimi deri në 7349 kilometra në orë.
Thënë më qartë, SR-72 mund të përshkojë distancën nga Londra në Nju Jork në më pak se 1 orë. Jo pa qëllim ai konsiderohet si avion Hipersonik.
Inxhinierët e Lockheed Martin synojnë të thyejnë me të, rekordin e shpejtësisë së fluturimit, që aktualisht e mban paraardhësi i tij SR-71 Blackbird, avioni ushtarak më i shpejt në botë që e tejkalon me 3 herë shpejtësinë e zërit. Avioni ka qenë pjesë e flotës ajrore amerikane nga viti 1964 deri më 1998. Ekspertët ushtarakë e konsiderojnë atë si të pamposhtur në fushëbetejë dhe të pakapshëm nga objektivat armike.
Avioni më i shpejtë i pasagjerëve ka qenë modeli Konkord që fluturonte me shpejtësinë e zërit, që u hoq nga qarkullimi në vitin 2003. I vetmi aksident ishte ai i vitit 2000 kur u përplas me një hotel në Gonesse të Francës, pasi mori flakë gjatë ngritjes nga pista. Të 100 personat që ndodheshin në bord humbën jetën. Autoritetet vendosën ndalimin e fluturimeve për shkak të kotove të larta të mirëmbajtjes.
Drejtuesit e Lockheed Martin thonë se ky projekt ka nevojë për financime kolosale, që nëse do të ishin në dispozicion aktualisht, avioni revolucionar do të mund të kryente fluturimin e parë në vitin 2030. SR-72 aktualisht është menduar të jetë një avion spiun, për t’u modifikuar më pas në një mjet fluturues ushtarak.
Burimi: Klan
No comments :
Post a Comment