Shumëkush mund të pyes se pse Samsung është kaq dominues në treg, kur dihet se rivalët e saj janë kompanitë e mëdha botërore si Nokia, HTC apo LG, të cilat gjithashtu kanë modele të mira të telefonave të mençur, nëse jo edhe më të mira në ndonjë rast të caktuar.
Njëra ndër arsyet kryesore është se buxheti i marketingut të Samsung, me të cilin promovohen produktet e famshme të linjës Galaxy, është aq i rëndësishëm sa të bëjë që emrat e produkteve të Samsung të ngulen në kokat e përdoruesve potencial.
Sipas Reuters, thuhet se buxheti i marketingut të Samsung do të arrijë në 14 miliardë dollarë në vitin 2014, një shumë e madhe e parave e cila e tejkalon edhe GDP-në e Islandës, apo shumicës së shteteve të vogla të Ballkanit.
Nëse shifrat e dhëna nga Reuters janë të sakta, atëherë i bie që buxheti i marketingut të Samsung është trefishuar prej vitit 2012, kur kompania jugkoreane kishte shpenzuar 4 miliardë dollarë për qëllime të marketingut të produkteve të saj.
Ndërsa nëse ky buxhet krahasohet me atë që rivalët e saj e mëdhenj si Apple dhe Microsoft shpenzojnë, atëherë i bie që ky buxhet është katërfishuar.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment