facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

30 November 2013

Tom Cruise në lidhje me Laura Prepon?!

Sipas raportimeve thuhet se Tom Cruise dhe Laura Prepon janë një çift i ri zogjsh të dashuruar.Gazeta angleze “Grazia” (përmes “The Independent”) tregon se aktori 51 vjeçar ka filluar të shoqërohet me Prepon përmes ciklit shoqëror “Scientology”.

Cruise, sikur edhe çdo njeri tjetër e kishte shikuar dramën komedike “Orange is the New Black Season 1” dhe në të e kishte kuptuar se sa e mrekullueshme është Laura, e cila vetëm sa e kishte ushqyer tërheqjen e tij ndaj saj.

Thuhet se ai e kishte ftuar Lauren në darkë në restorantin “The Renaissance” në hotelin “The Manor” në Los Angjelos, duke e befasuar në një veturë klasike me një shishe verë 

“Merlot” të vitit 1979.

Një i pranishëm supozoi se gjithçka shkoi shumë mirë, dyshja u kthye në restorant për të dytën herë të dielën gjatë paradrekes dhe më vonë shkuan në shtëpinë e John Travoltas.

Një zëdhënës i Tomit ka sugjeruar që të mos zmadhohen gjërat.

Kjo lidhje e tyre tingëllon e mirëpritur, por Cruise ka mohuar thashethemet e tilla duke i quajtur “të pavërteta”.

No comments :

Post a Comment