Ushqimi në frigoriferin tuaj duket mirë dhe ka aromë normale, mirëpo i ka dalë afati i skadimit. A do ta hidhni? Shumica e njerëzve do ta bëjnë këtë. Kjo sindromë madje ka edhe emër: “Përdorimi para paranojës”.
Data e cila është e shënuar, si “të përdoret deri më” nënkupton kohën deri kur garantohet kualiteti maksimal.
Mund të jetë e shënuar vetëm në formatin muaj-vit. Pas kësaj date, ushqimi mund të përdoret edhe një kohë pa kurrfarë pasojash në shëndet. Gjëja primare është që thjeshtë ta shikoni dhe t’i merrni erë ushqimit, në mënyrë që të shmangni rrezikun nga helmimi.
Duhet të kihet kujdes nga paketimi i fileve të peshkut në vakum. Duke qenë se është shumë vështirë të largohen bakteret nga peshku, rekomandohet që të respektoni datën e caktuar dhe ta përdorni produktin para datës së skadimit. Ngjashëm duhet vepruar edhe me ushqimin tjetër të detit.
Nuk duhet marrë parasysh datën e skadimit kur bëhet fjalë për pemë dhe perime. Sepse prishja tyre shihet qartë. Përjashtim bën patatja që mund të sjellë deri te helmimi pa u vërejtur.
Xhemi i paçelur mund të qëndrojë qindra vite. Nëse hapet, mund të konsumohet vetëm deri kur të ngritët. Asnjëherë mos konsumoni ushqim nga konservat e shpuara, sepse përmbajnë baktere shumë të rrezikshme.
Në disa vende jogurti shfrytëzohet për ruajtjen e mishit, sepse me anë të aciditetit të tij pengon zhvillimin e baktereve. Mënyra e vetme për t’u prishur është nëse kontaminohet, p.sh. me gishta. I pa kontaminuar mund të përdoret disa javë.
Edhe pse thuhet se buka ka afat tre ditë, ajo mund të hahet edhe pas një jave. Buka bajate është e shkëlqyer për pjekje të ndryshme ose tost. Sheqeri dhe konservansët që përmban e pengojnë prishjen e shpejtë të saj.
Ushqimi i thatë, siç është sheqeri, kripa, mielli etj., mund të përdoren gjatë gjithë vitit, edhe pas skadimit të afatit, por me kusht që të ruhen siç duhet, në fakt, nëse nuk kanë kontakt me lagështinë.
Qumështi derisa duket i freskët dhe ka aromë të tillë, nuk ka problem. Nëse e ruani në temperaturë nën pesë gradë celsius në frigorifer, mund të përdoret disa ditë pas skadimit të afatit.
Vezët nuk duhen konsumuar më shumë se tri javë pasi të jenë prodhuar, sepse salmonela shumohet shumë shpejtë në to. Vendoseni vezën në një gotë me ujë, nëse nuk zhytet, kjo është shenjë e sigurt se është e prishur. Po ashtu prishjen e saj mund ta vërtetoni edhe nga aroma pas thyerjes së mbështjellësit.
Burimi: telegrafi
No comments :
Post a Comment