facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 December 2013

A shkaktojnë dëme celularët me Wi-Fi?

Deri tani kanë qenë të shumtë ata të cilët kanë mbështetur faktin se ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike është shumë i dëmshëm, aq sa mund të provokojë ndryshime biologjike në trup.
Por, njëkohësisht, ka shumë studime, të cilat bien ndesh me këtë pohim pasi nuk janë të vërtetuara saktësisht në mënyrë shkencore apo mjekësore.
Sipas autoriteteve të shëndetit publik, ka një ndryshim midis efekteve biologjike që pëson organizmi ndaj një ngacmimi të jashtëm dhe atyre shëndetësor.

Dilema bëhet gjithmonë e më e madhe, duke pasur parasysh se e gjithë bota është duke shkuar drejt teknologjizimit dhe një pjesë mjaft e madhe e njerëzve përdorin pikërisht telefona të tillë, që me sa duket, mund të jenë me pasoja të pallogaritshme në jetët e tyre.

No comments :

Post a Comment