facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 December 2013

Njerëzit e varur nga telefoni, më pak të lumtur

Nëse njerëzit kalojnë shumë kohë duke përdorur telefonin, shumica e të tjerëve që i shohin në atë mënyrë mund të mendojnë se ata kanë shumë miq dhe një jetë të zënë shoqërore.

Por sipas një hulumtimi thuhet se është e mundur që njerëzit të cilët janë të varur nga përdorimi i telefonit janë më pak të lumtur sesa ata që mund t’i rezistojnë një telefonate apo një porosie.
Përdoruesit e rregullt të telefonave mobil gjithashtu vuajnë nga ankthet e shumta, meqë studentët e vërejtën se janë më pak aktiv gjatë orëve mësimore dhe rezultojnë me nota më të ulëta sesa kolegët e tyre të cilët i fikin telefonat.

Hulumtuesit kanë studiuar më shumë se 500 studentë që përdorin çdo ditë telefonin dhe gjykojnë se si përdorimi i tij ka ndikuar në pikëpamjet e tyre jetësore. Ata kanë zbuluar se aq sa telefoni u ka ndihmuar njerëzve të jenë më të lidhur me njeri-tjetrin, ai po aq u ka shtuar shqetësimin, pasi që shumë prej tyre ndihen të obliguar të jenë vazhdimisht në kontakt.
Disa të tjerë kanë hasur në telashe për shkak të shkëputjes nga mediet sociale siç është rrjeti social “Facebook”.

Ky hulumtim i bërë nga shkencëtarët Jacob Barkley, Aryn Karpinksi dhe Andrew Lepp është i kundërt me një studim të mëparshëm, nga i cili është zbuluar se telefonat mobil përmirësojnë bashkëveprimin shoqëror dhe ndihmojnë në mposhtjen e ndjenjave të izolimit.

Por hulumtimi i fundit nga studiuesit e Universitetit të Kentit në Ohio kanë gjetur se përdorimi i vazhdueshëm i telefonit ndërlidhet me presionin.

“Nganjëherë rrjeti social më bën të ndihem pak i varur nga telefoni. Më jep ndjenjën sikur kam një tjetër detyrë për të përmbushur në jetën time”, ka thënë një student.

Një tjetër student tha se të kesh një telefon mobil do të thotë se ka mundësi të kontaktohesh në ndonjë çast.

“Nuk ka mbetur më kohë për vetmi për disa nga jetët e këtyre studentëve, dhe mendoj se shëndeti mendor kërkon pak kohë në mënyrë që të reflektojë, të ndjejë nga brenda, t’i menaxhojë ngjarjet e jetës, dhe vetëm të pushojë nga presionet e përditshme”.

“Gjithashtu disa nga studentët që i intervistuam raportuan se dërgimi i porosive telefonike rregullisht gjatë ditës mund të jetë stresuese” shtoi hulumtuesi Andrew Lepp.

Popullariteti i telefonave të mençur gjatë viteve të fundit, siç është iPhone, nënkupton se 94% e të rriturve posedojnë një telefon mobil.

No comments :

Post a Comment