facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 December 2013

Në New York, restoranti i parë i heshtur

Të flasësh me gojën plot ushqim, dihet, është mungesë edukate, por që në tavolinë të mos komunikosh fare me njeriun që ke përballë, kjo po që është e re! E megjithatë, në SHBA, restoranti ku e folura është kategorikisht e ndaluar, po popullohet gjithnjë e më shumë.

Po kthehet thuajse në një tendencë; të hamë darkë pa folur. Ideja i ka ardhur Nicola Nauman, pronares së restorantit të parë të këtij lloji në Brooklin. Qëllimi është që të shijosh deri në detaje pjatat, aq sa të mos të të shpërqendrojë vëmendjen biseda. Nauman ka treguar se është frymëzuar nga budizmi dhe nga praktikat e murgjve që hanin në heshtje. Duket kontradiktore që në atë qytet me jetë frenetike të funksionojë kjo gjë, e megjithatë po ka sukses, transmeton Panorama. 

Edhe për të treguar cilën nga pjatat biologjike të menysë do të zgjedhësh, duhet ta bësh në heshtje. Restoranti ka edhe faqe në “Facebook”, ku mund të lexoni kushtet e plota. Provojeni një herë në shtëpi!

No comments :

Post a Comment