facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 December 2013

Shtëpiza druri për studentët në Suedi

„Tengborn Arkitekst“ ka disenjuar shtëpi lëvizëse për studentët me hapësira prej vetëm 10 metra katror. Kjo shtëpizë e drurit, e cila është ekspozuar në muzeun Virseum për art në qytetin e Smalandës, është ekologjike si në raport të disenjit, ashtu edhe gjatë zgjedhjes së materialit ndërtimor, transmeton albinfo.

Shtëpia është disenjuar në bashkëpunim me studentët nga Universiteti në Lund dhe parashikohet që nga viti i ardhshëm akademik të ndërtohen 22 objekte të tilla, të cilat do të vendosen në kampusin studentor.

No comments :

Post a Comment