Nesër është përvjetori i dytë i ndarjes nga jeta të Steve Jobs. Përfaqësues të hi tech kanë vendosur që të bëjnë një mbledhje përkujtimore në nder të themeluesit të Apple. Ndërkohë që më poshtë po ju parashtrojmë disa nga gjërat që ju mbase nuk i dini për të famshmin dhe të mirin Jobs.
Emri i tij nuk i është vendosur në momentin e parë të lindjes, por pak kohë më vonë, kur ai u adoptua nga çifti Paul e Clara Jobs.
E ëma, një vajzë në shkollën e mesme, pasi e lindi e dha në adoptim duke qenë se nuk kishte mundësitë e duhura për ta mbajtur dhe rritur atë. Steve i konsideroi gjithmonë prindërit e tij adoptiv si prindërit e vërtetë dhe nuk i pa asnjëherë si njerëzit që e rritën, por shumë më shumë.
Ai nuk e mbaroi kurrë kolegjin. Pas 6 muajsh që ishte regjistruar në shkollë, ai la gjithçka dhe u regjistrua në një kurs tipografie. Ishte kaq i zellshëm në atë që bënte saqë kuroi në detaj tipografinë e produkteve Apple, ndërmarrja që themeloi para se të linte kolegjin. Steve punonte për “Atari”. Krijimi dhe e gjithë puna për të nxjerrë në treg këtë lojë të re i ishte ngarkuar Jobs, i cili e realizoi nëpërmjet ndihmës së Steve Wozniak, në atë kohë punëtor në ndërmarrjen e madhe Hp, dhe më pas së bashku themeluan Apple.
Ishte vegjetarian dhe zbatonte një dietë shumë të veçantë që quhet NBC. Emri Apple u zgjodh nga Jobs sepse dhe vetë ai kishte punuar kohë më parë në një fushë me mollë dhe përveç të tjerash adhuronte albumin e Beatles “Apple”.
Logoja e parë e Apple kishte në përbërje të saj fizikantin e famshëm Njuton nën një mollë. Dieta vegjetariane e famshme bënte që ai të kishte shumë gazra dhe asnjë nga kolegët në “Atari” nuk e duronin dot. Mendohet se dieta ishte me bazë bimore dhe frutore, mirëpo ka të dhëna që përmbante peshk dhe vezë.
I përkiste fesë budiste Zen dhe në rini ka dashur që të bëhej një murg budist. Si për ironi të fatit ka qenë pikërisht një prift budist ai që e ka martuar me Laurene Powell. Kur u themelua ndërrmarrja Apple, i punësuari i parë ishte Steve Wozniak. /a.s
Burimi: noa
No comments :
Post a Comment