Pijet energjike me sasi të lartë të kafeinës e ndërrojnë mënyrën se si rreh zemra dhe mund të paraqesin rrezik për ritmin e saj, kanë paralajmëruar disa hulumtues gjermanë. Të rriturit, të cilët kanë konsumuar pijet energjike kanë pasur më të rritur shkallën e tkurrjes së zemrës pas një ore. Kjo nënkupton se dhoma e zemrës ku gjaku qarkullon në trup, në barkushen e majtë tkurrej më shumë pas një ore të konsumimit të pijeve energjike.
Hulumtuesit gjermanë studiuan efektin që kanë pijet me sasi të madhe të kafeinës dhe taurinës si “Red Bull” te njerëzit me moshë mesatare 27 vjeç.
Secilit nga vullnetarëve iu bë skanimi i zemrës para dhe pas një ore të konsumimit të pijeve energjike që përmbanin taurinë 500mg/100ml dhe kafeinë 32g/100ml.
Pas pirjes së pijeve energjike këta njerëz kishin rritje të tendosjes në barkushen e majtë të zemrës, të pjesës e cila e merr gjakun e oksigjenuar nga mushkrit dhe e dërgon te aorta e cila e shpërndan atë në tërë trupin.
“Zakonisht këto pije përmbajnë taurinë dhe kafeinë si produkte kryesore farmaceutike dhe sasia e kafeinës është tri herë më e lartë se në pijet tjera si kafeja apo Coca-Cola.
Ka shumë efekte anësore të njohura si rrahjet e shpejta të zemrës, rritjen e shtypjes së gjakut ,sulmi apo edhe vdekja e befasishme”.
Ai shtoi: “Ne ende nuk e dimë sigurt se si këto tkurrje të zemrës ndikojnë në aktivitetin e përditshëm apo performancën atletike.
Ne duhet të bëjmë studime shtesë të kuptojmë se si funksionon ky mekanizëm dhe të dimë se sa gjatë ndikojnë pijet energjike te njeriu”.
Dr. Dörner tha se edhe pse nuk janë shumë të sigurta efektet e pijeve energjike atyre duhet t’i rrinë larg fëmijët, njerëzit me probleme me zemër për shkak të tendosjes që shkaktojnë këto pije.
Ai shtoi se alkooli rrit rrahjet e zemrës dhe kur kombinohet me pije energjike dyfishon rrezikun.
Studimi ishte prezantuar në takimin vjetor të “Shoqërisë radiologjike tëAmerikës veriore”.
No comments :
Post a Comment