Pasi ta dëgjoni albumin, mund ta haniYlli kroat i rokut, Zlatan Stipisic Gibonni, ka ardhur me një ide mjaft interesante për shitjen e albumit të tij të ri, të cilin fansat mund ta hanë.
Ai ka lansuar versionin prej çokollate të albumit “20th Century Man”, të cilin e ka incizuar në Londër.
Edhe disku edhe etiketa janë të ngrënshme, ndërsa njëherësh mund të dëgjohen këngët.
“Kur dëgjova për mundësinë e bërjes së versionit prej çokollate, nuk desha ta humbja shansin”.
“Kam dëgjuar se çokollata përmban hormonin e lumturisë dhe ta rrit epshin, prandaj mendova se është një kombinim i shkëlqyer për muzikën rok që na ka pëlqyer në vitet e tetëdhjeta”, ka deklaruar Gibonni, i cili është mjaft i pëlqyer në Kroaci dhe në vendet tjera të Ballkanit.
Më tej, ai ka thënë se e ka rritur numrin e fansave duke kënduar në anglisht, ndërsa shpreson se numri i tyre do të shtohet edhe më shumë kur të kuptojnë se pasi ta dëgjojnë albumin, mund ta hanë diskun.
Albumi “20th Century Man” ishte objekt i një ngrënie masive në sallën Gasometer në Vjenë, ku Gibonni ka mbajtur një koncert.
Burimi: InfoShqip
No comments :
Post a Comment