Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë, Xiaomi ka shitur 150.000 njësi të pajisjes së saj të fundit, Mi-3, në më pak se 10 minuta, duke përdorur vetëm një aplikacion mesazhesh: WeChat të Tencent.
Kompania njoftoi se Mi-3 është shitur i tëri në vetëm 9 minuta e 55 sekonda në WeChat, nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare në Sina Weibo.
Ky partneritet mes Xiaomi dhe WeChat dëshmon se aplikacioni ka shumë potencial për të qenë një platformë komerciale, pasi i gjithë procesi, nga rezervimi i pajisjes deri te blerja e saj, ndodhi brenda aplikacionit.
Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, WeChat arriti në 272 milionë përdorues aktiv në muaj, transmeton Krokodili. Muajin e kaluar, Xiaomi zbuloi pajisjen më të fundit, Mi-3. 100 mijë telefonat e parë Mi-3 u shitën në 86 sekonda.
No comments :
Post a Comment