facebookgoogle plusrss feedmesazh

08 December 2013

Vetëm 30 për qind e maturantëve në Itali shkojnë në universitet

Sipas raporteve vjetore, të botuara dje nga agjencia kërkimore ''Censis'' dhe shoqata ''Almadiploma'', vetëm 30 për qind e maturantëve italianë shkojnë në universitet, ndërkohë që 17 për qind e tyre e lënë shkollën që në vitin e parë. 

Sipas sondazhit të bërë nga ''Almadiploma'', një shoqatë e shkollave të mesme italiane që merret me sondazhe me të diplomuarit për t'i ndihmuar në gjetjen e një pune ose maturantët që të zgjedhin kolegjet ku do të studiojnë, doli se rreth 44 për qind e studentëve ishin penduar për shkollën e mesme që kishin zgjedhur, ndërsa 80 për qind e tyre ishin të kënaqur me degën ku studionin, transmeton BW. 

Sondazhi gjithashtu nxori në pah se 48 për qind e tyre punonin si stazhierë dhe 31 për qind punonin jashtë shtetit, kryesisht në Britani, Francë, Spanjë dhe Irlandë gjatë pesë viteve të para të shkollës së mesme. 

Rreth 70 për qind e nxënësve që morën pjesë në sondazh përdornin "Facebook"-un ose rrjete të tjera sociale çdo ditë. 

Afërsisht 50 për qind e maturantëve deklaruan se zotëronin njohuri të mira te gjuhës angleze, ndërsa kishin njohuri më të limituara në frëngjisht, spanjisht dhe gjermanisht, përkatësisht 14, 11, dhe tre për qind.

No comments :

Post a Comment