facebookgoogle plusrss feedmesazh

01 December 2013

WhatsApp bëhet më i famshëm sesa Facebook

Të paktën kështu thuhet sipas një raporti të ri, i cili ka marrë për bazë vendet e mëdha si SHBA, Kina, Brazili, Afrika e Jugut dhe Indonezia.
Sipas këtij raporti, 44 për qind e përdoruesve të telefonave të mençur mobil e përdorin aplikacionin e famshëm WhatsApp të paktën një herë në javë, ndërsa për rrjetin social Facebook kjo përqindje është vetëm 35 për qind.

Dominim të madh kanë shfaqur edhe aplikacionet për dërgimin e mesazheve, si WeChat, Twitter, BBM dhe Skype.

Vitin e kaluar, drejtori ekzekutiv i WhatsApp ka deklaruar se aplikacioni ka më shumë përdorues sesa Twitter, dhe se i njëjti dërgon më shumë mesazhe në telefon, sesa vet Facebook.

Sipas tij, brenda një ditë të vetme, WhatsApp dërgom më shumë se 20 miliardë mesazhe, që i bie sa dyfishi i Facebook.


Burimi: AlbNews

No comments :

Post a Comment