facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 January 2014

Galaxy S5 vjen në prill

Samsung është duke planifikuar lansimin e modelit të tij të fundit të smatrfonit të famshëm, Galaxy S, në muajin prill.

Në një intervistë për “Bloomberg”, shefi i telefonisë mobile në Samsung, Lee Young Hee, ka bërë të ditur se kompania do ta lansojë Galaxy S5 brenda tre muajsh, dhe do ta pajis atë me një version më të fuqishëm të orës së mençur të kompanisë, Galaxy Gear.

Lee nuk ka dhënë specifika se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë në Galaxy S5, por ka thënë se do të jetë një kalim shumë i madh në krahasim me S3 dhe S4. “Do të nisim gjithçka nga fillimi”, ka thënë Lee për “Bloomberg”. “Kryesisht do ta përmirësojmë ekranin dhe ndjesinë e mbështjellësit”, transmeton Koha.net. 

Lee thotë se kompania është duke e studiuar mundësinë e përfshirjes së skanerit të syve në telefonat e tyre të mençur, por nuk ka konfirmuar nëse kjo veçori do të jetë e pranishme në S5. Gjithashtu, edhe ora e mençur Galaxy Gear do të përfshijnë funksione shtesë dhe përmirësime në dizajn.

Detaje të mëtejme zyrtare rreth Galaxy S5 do t’i mësojmë gjatë kongresit të madh të telefonisë mobile në Barcelonë, MWC, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Barcelonë.

Ndryshe, Samsung është pozicionuar si një prej rivalëve më të mëdhenj të kompanisë Apple dhe modelit të tyre iPhone. Vjeshtën e kaluar, Apple lansoi iPhone 5s me sensorin e vijave të gishtërinjve si dhe modelin më të lirë 5c.

Por, gjiganti i elektronikës Samsung komandon pjesën më të madhe të tregut global të telefonave të mençur sipas IDC. Më shumë se 31% e telefonave të mençur të shitur nëpër botë gjatë çerekut të tretë të vitit të kaluar kanë qenë pajisje të Samsung, në krahasim me 13% për Apple.

No comments :

Post a Comment