facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 January 2014

Takohen shefat e Apple dhe Samsung – kërkojnë “armëpushim”

Edhe pas shumë rundeve të mosmarrëveshjeve për patenta nëpër gjykata, dhe pas shumë fitoreve e humbjeve, Samsung dhe Apple gjithmonë ia dalin që të jenë në qendër të vëmendjes mediave.
Të gjithë të përfshirët në këtë mosmarrëveshje e dinë se kështu nuk mund të shkohet përgjithmonë, prandaj drejtuesit e Apple Inc. Dhe Samsung Electronics janë pajtuar që të takohen si pjesë e një seance gjyqësore që do të mbahet më 19 shkurt. 

Të dy kompanitë janë duke përgatitur veten dhe ekipet e tyre respektive ligjore edhe për një betejë tjetër gjyqësore në muajin Mars që ka të bëjë me shkeljen e patentave të telefonave të mençur. Takimi i ndërmjetësuar do të mbahet në mes të CEO-s së Tim Cook dhe CEO-s së Samsung-ut, Oh-Hyun Kwon si dhe një varg akovatësh të brendshëm, transmeton Koha.net. 

Një ankesë gjyqësore, e bërë publike dje, thotë se ekipet ligjore të kompanive janë takuar edhe më 6 janar të këtij viti me qëllim të diskutimit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të mëhershme në mënyrë që në të ardhmen të mos merren më me masa ligjore.

Nëse ky takim del të jetë i suksesshëm dhe hap një arenë të re debatesh, atëherë është shumë e mundshme që beteja e planifikuar për muajin mars të bie. Betejat e hidhura gjyqësore në mes të dy konkurrentëve më të mëdhenj të telefonave të mençur në botë kanë nisur shumë më parë, kryesisht për patenta. 

Ndërkaq, nëse rezultati i takimit do të jetë negativ dhe beteja gjyqësore e muajit të ardhshëm nuk do të mund të evitohet, atëherë do të kemi edhe një rast tjetër sikurse ai i San Jose, California. 

Dokumentet e mëhershme të lëshuara nga gjykatat kanë bërë me dije se Apple ka paguar rreth 60 milionë dollarë ndaj firmës së jashtme ligjore për t’i ngritur këto akuza kundër Samsung, shumë e cila duket e vogël në krahasim me vendimin e sistemit ligjor e cila i kishte dhënë kompanisë me qendër në Cupertino 900 milionë dollarë.

Në muajin nëntor, kompanisë Apple iu dhanë edhe 290 milionë dollarë si dëmshpërblim për kopjimet që i janë bërë iPhone-it. Ndërsa në muajin gusht 2012, Apple fitoi edhe një betejë tjetër të madhe ndaj gjigantit korean kur Apple fitoi 1 miliardë dollarë dëmshpërblim, por më vonë kjo shifër u zvogëlua.  

No comments :

Post a Comment