facebookgoogle plusrss feedmesazh

20 January 2014

Kërkon njeriun që ia ktheu lumturinë e jetës

Jonny Benjamin, i drobitur nga përpjekjet për një jetë normale pavarësisht nga çrregullimet skizoafektive prej të cilave vuante, vendosi t’i jepte fund jetës duke u përpjekur të hidhej në lumin Thames nga Waterloo Bridge, në Londër. Por ndërsa bëhej gati të hidhej, një i panjohur i afrohet dhe me shumë qetësi i thotë: “Të lutem mos e bëj.
Kam vuajtur nga e njëjta gjë dhe [e di] që mund të përmirësohesh. Hajde shkojmë të pimë një kafe dhe të bisedojmë për këtë punë.”

“Falë tij m’u kujtua ajo çfarë njerëzit bëjnë çdo ditë dhe normaliteti i të përditshmes  më tingëlloi vërtet joshës,” citon “Illyria” Jonnyn.

Me ndihmën e këtij të panjohuri, Jonny ndërroi mendje dhe zbriti nga parmakët e urës ku më pas e ndihmuan policët që ishin aty.

6 vjet më vonë, Jonny ka nisur një fushatë në kërkim të njeriut që i mbushi mendjen të mos hidhej nga ura dhe të vdiste.

Nga pozita e dikujt që tashmë është përfshirë në fushatën për promovimin e shëndetit mendor, Jonny është shprehur përpara reporterëve se dëshiron me çdo kusht të gjejë njeriun që i shpëtoi jetën.

“Mirësia e tij më bëri të ndryshoj mënyrën se si i shoh gjërat në jetë dhe që nga ai moment nuk kam reshtur së menduari për (atë njeri).”

Jonny nuk e di emrin e të panjohurit që e ndihmoi, sepse kur ndodhi gjithë kjo ai ishte në një gjendje ankthi e dëshpërimi, por ajo çfarë mban mend është që i panjohuri dukej si dikush në fillimet e të njëzetave dhe ishte rrugës për në punë.

finding-mikeJonny e ka quajtur fushatën e tij “Në kërkim të Mike-ut” dhe me ndihmën e shoqatës bamirëse “Rethink Mental Illness” me qendër në Angli e cila ndihmon ata që vuajnë nga sëmundje mendore të jetojnë një jetë më të mirë, shpreson ta gjejë samaritanin e mirë.

Një film që ka në qendër pikërisht historinë e shërimit të Jonny-it do të dalë në kinema në muajin prill.

No comments :

Post a Comment