facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

31 January 2014

Në Britani panelet diellore mbulojnë shtëpitë

Brenda gjashtë vjetësh, dhjetë milionë shtëpi në Britani të Madhe duhet t`i kenë të mbuluara çatitë e tyre me panele solare që vendi kështu të përmbushë potencialin për energji të ripërtërishme, kanë thënë të enjten ekspertët e energjisë. 

Ky projekt i ri do t`i mundësojë Britanisë për të prodhuar rreth 6 për qind të elektricitetit të përvitshëm që fitohet nga energjia solare, që do të thotë se 40 për qind do të fitohen vetëm gjatë ditëve me diell në stinën e verës, deri në vitin 2020.

Këto rezultate janë të krahasueshme me ato të Gjermanisë, e cila ka filluar të aplikojë këtë energji duke filluar nga kjo dekadë.

Instalimi i paneleve solare, ulë shpenzimet e teknologjisë, ashtu siç tregojnë rezultatet financiare të Gjermanisë dhe shteteve tjera që kanë filluar përdorimin e paneleve diellore, transmeton Koha.net.

Nga viti 2030, çmimi i paneleve do të jetë i krahasueshëm me ato të thëngjillit dhe gazit, kanë bërë të ditur zyrtarët e Imperial College London.

Deri më tani vetëm gjysmë milioni shtëpi në Britani, i kanë të instaluara panelet diellore.

No comments :

Post a Comment