facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

30 January 2014

Të qëndruarit gjatë para televizorit, dëmton trurin e fëmijës

Teprimi i të shikuarit televizor mund të ketë një efekt të dëmshëm në strukturën e trurit tek fëmijët duke rezultuar në IQ më të ulët.
Ky ishte përfundimi i përgjithshëm i studimit të kryer nga hulumtuesit japonez nga Universiteti Tohoku, i cili gjithashtu sugjeroi se ky ishte hetimi i parë i zhvillimit strukturor të trurit dhe shikimit të TV.
Ky nuk mund të jetë lajm i mirë në qoftë se ju dhe familja juaj kaloni pjesën më të madhe të fundjavës për shembull, duke shikuar futbollin apo ndonjë gjë tjetër.

Në studim, shkencëtarët e trurit kanë ndjekur disa qindra fëmijë, në mënyrë të barabartë në mes të djemve dhe vajzave që shkojnë në moshat 5 deri 18, të cilët mesatarisht kanë shpenzuar rreth dy orë para TV. Disa prej tyre kanë shikuar katër orë në ditë.

Autorët e studimit arritën në përfundimin duke thënë se gjithashtu konfirmuan efektet negative në analizat ndër-sektoriale dhe gjatësore në koeficientin e inteligjencës (IQ verbal) tek ata që shikojnë TV.

Në veçanti, rezultatet treguan efektet e shikimit të TV në anën frontopolare të trurit, e cila ka qenë e lidhur me aftësi intelektuale.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët e moshës dy vjet e më të vegjël nuk duhet të shikojnë ndonjë emision, kurse ata mbi dy duhet të jenë të kufizuar në jo më shumë se dy orë në të ashtuquajturin kualifikim i programit.

Një studim tërësisht i veçantë kohët e fundit ka konstatuar se të rriturit më shumë në mënyrë shpirtërore apo fetare janë të prirë të kenë një lëvore të trashë të trurit dhe, si rezultat, mund të jenë më pak të prirë për depresion. 

Burimi: Telegrafi

No comments :

Post a Comment