Rënia e flokëve është e përhapur në mënyrë të veçantë në periudhën e pranverës. Shumica vuajnë nga rënia e flokëve, që përveç se në pamjen fizike, ndikon edhe ndaj vetëbesimit.
Por, disa produkte në ushqim janë të shkëlqyeshme në përforcimin e flokut dhe në parandalimin e rënies së tyre. Kryesisht edhe flokët janë të krijuara nga proteinat, prandaj është e sugjeruar konsumimi i ushqimit të pasur me proteina.
Megjithatë, keni kujdes – ushqimi me shumë yndyrë mund ta rrisë nivelin e testosteronit që e përshpejton rënien e flokëve.
Prandaj zgjidhni proteina të shëndetshme si peshkun, mëlçinë, kaçkavallin dhe djathin me pak yndyrë, vezë, bajame, qumësht nga soja, fasule dhe jogurt.
Hekuri luan rol të rëndësishëm në prodhimin e hemoglobinës, më saktë pjesa prej gjakut që dërgon oksigjen deri në organet dhe indet.
Prandaj duhet ta mbani hemoglobinën, dmth. hekurin, në gjendje te qëndrueshme me ushqim të përshtatshëm.
Frutat e thata (në veçanti rrushi i thatë), lëng prej vishnje, drithërat, janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trupit tuaj dhe për flokët tuaj. Vitamina C e rrit thithjen e hekurit në organizëm dhe kështu ngrënia e frutave si portokaj, luleshtrydhe apo limona duhet të jetë shprehi e përditshme nëse qëllimi juaj është parandalimi i rënies së flokëve.
Zinku është i rëndësishëm në luftën me rënien e flokëve. Ka rol kryesor në kryerjen e disa funksioneve të lehta, por edhe balancimin hormonal.
Zinku është i përgjegjshëm për rolin e gjëndrave që janë të ngjitura afër folikulave të flokut. Do ta gjeni në mishin e kuq, mishin e shpezëve, në prodhimet e detit si gaforret apo molusqe. Kombinoni këto produkte në ushqimin e përditshëm dhe shpejt do ta vëreni efektin e ushqimit të shëndoshë.
Edhe masazhi i kokës ndihmon
Përveç ushqimeve të lartcekura, një ndihmesë e madhe mund të jetë edhe një masazh i duhur i kokës suaj.
Tashmë është konfirmuar se një masazh i lehtë me majat e gishtave në lëkurën e kokës suaj, është tejet efikas në parandalimin por edhe nxitjen e daljes së qimeve të reja në kokë.
Sipas ekspertëve, një masazh i tillë i lëkurës së kokës, bën që qarkullimi i gjakut në kokën tuaj të jetë më i mirë dhe kjo rezulton në forcimin e rrënjëve të qimeve aktuale, si dhe nxitjen e daljes së qimeve të reja.
Ky masazh bëhet në atë mënyrë që me majat e gishtave të dorës, filloni ta përkëdhelni kokën tuaj, duke filluar nga maja dhe pastaj duke përfshirë tërë sipërfaqen ku gjenden qimet e kokës.
Më së miri do të ishte kur ju bëni dush, pra kur në flokët tuaj ka shampo dhe kur lëkura e kokës suaj është më e nxehtë, pasi qarkullimi i gjakut është më i mirë.
Burimi: 24 Ore
No comments :
Post a Comment