facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 February 2014

Naser Beqiri në "Mister Slovenia 2014" (Foto)

Fotot, kush janë rivalët e shqiptarit tek “Mister Slovenia 2014” Një djalosh shqiptar synon të fitojë titullin Mister Slovenia në edicionin e vitit 2014. Bukuroshi që është lindur në Maqedoni dhe prej vitesh jeton në Slloveni, Naser Beqiri, thotë se ka vendosur të jetë pjesë e konkursit kombëtar të bukurisë sllovene, me synimin për të qenë ai mashkulli më i bukur i vitit, duke sfiduar djemtë sllovenë me fizikun dhe pamjen e tij.

“Dua të provoj diçka të re në jetën time. Ky konkurs është një sfidë e madhe dhe një eksperiencë për mua. Në fund, kur dola në grupin e pesë më të mirëve dhe dallova mes djemve më simpatikë në Slloveni ishte vërtet e mrekullueshme sepse ishte një konkurrencë shumë e fortë dhe titullin “Mister Sllovenia” mund ta fitojë çdo djalë në finale”, thotë Naseri duke folur mbi titullin që synon dhe ambicien e deritanishme, transmeton noa.al.

I riu thotë se është ende single dhe ka rreth 2 vjet që gjendet në botën e modelingut. Ai është aktiv edhe tek e vetmja agjenci për meshkujt modelë në Slloveni, “Mister Model Management”.

Ndërkohë, gara për Mister Slovenia 2014 duket të jetë shumë e fortë, shkruajnë mediat vendase.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment