facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

02 February 2014

"Kamera e Apollo 15", në shitje për 270 mijë dollarë

Nëse rastësisht jeni në Austri gjatë muajit mars, dhe nëse sërish ‘rastësisht’ ju kanë qëlluar me vete rreth 270,000 dollarë, atëherë ju do të keni mundësi të keni një copë të misionit Apollo 15. 

Për të qenë më konkretë, me atë shumë parash ju do të mund të bëheni pronari i kamerës 70-milimetërshe Hasselblad Electric Data në ankandin “WestLicht Gallery” në Vjenë – kamerë kjo që supozohet të jetë përdorë nga James Irwin kur ai shkeli në Hënë më 1971, transmeton Koha.net. 

Ndonëse NASA ende nuk e ka konfirmuar autenticitetin e saj, zyrtarët e galerisë insistojnë se numri 38 i shtypur në brendësinë e kamerës është e gjithë dëshmia që iu nevojitet, pasi që të gjitha fotografitë e shkrepura nga Irwin kanë po të njëjtin numër.

Sipas “CollectSpace”, numrat serikë të kamerës janë identik me kamerën e shitur në një ankand në New Hampshire më 2012. Megjithëse një ish-fotograf i NASA-s ka qenë i bindur se ajo kamerë ka qenë pjesë e një misioni të Apollo-s, ai nuk ka mundur të konfirmojë nëse ajo i përket pikërisht misionit Apollo 15 apo personit të tetë që ka shkelur në Hënë.

Burimi: 24Orë

No comments :

Post a Comment