facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

01 February 2014

Kanali i Panamasë mbush 100 vjet

Kanali i Panamasë që lidh dy oqeanet Atlantik dhe Paqësor mbush një shekull. Kalimi ujor që është inauguruar në 1914 dhe ku punimet kanë filluar në 1904 feston sot 100 vjetorin e tij. 

Në 1901 Shtetet e Bashkuara marrin nga qeveria kolumbianë (ku në atë kohë Panamaja ishte pjesë e Kolumbisë së Madhe) autorizimin për të ndërtuar dhe sistemuar kanalin për 100 vjet, por në 1903 qeveria e Kolumbisë përmbyset dhe nuk e ratifikon marrëveshjen. 

Shtetet e Bashkuara protestuan në atë kohë dhe Panamaja u bë një Republikë e pavarur nën tutelën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila i dha SHBA lejen për të administruar dhe filluar punën për ndërtimin e tij. 

Më shumë se 75 mijë punëtorë punuar për 10 vjet për të realizuar Kanalin, shumë prej tyre të ardhur nga Spanja dhe Italia. Rreth 25 mijë vdiqën gjatë punës, të infektuar edhe nga malaria dhe i verdhi. Puna gjithashtu u ndërpre shpesh herë për shkak të shirave të fortë tropikalë. 

Kanali i Panamasë është një nga veprat inxhinirike më të rëndësishme në Botë për sa i takon strukturës prej çimentoje, një nga metodat e papërdorura më parë deri atëherë. Në fillim në 1914 kanali ishte gati. Anija e parë që kaloi aty transit ishte Ancon, në 9 orë e 40 minuta. Për Kanalin e Panamasë ka një projekt të ri që do të fillojë në 2015.

No comments :

Post a Comment