facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

05 February 2014

Samsung këtë muaj prezanton Galaxy S5

Samsung Electronics do të zbulojnë një version të ri të telefonit të tyre nga seria Galaxy S gjatë këtij muaji, por pritjet janë të zbehta se veçoritë, siç është ekrani më i madh, do t’i rrisin shitjet duke pasur parasysh konkurrencën gjithnjë e më të madhe.

Samsung mëngjesin e sotëm dërgoi ftesa për ngjarjen “Samsung unPacked 5” që pritet të mbahet më 24 shkurt në Kongresin Botëror të teknologjisë mobile në Barcelonë.

Prodhuesi më i madh botëror i telefonave të mençur është duke u përballur me fitimet më të ulëta vjetore nga telefonia mobile në shtatë vjetët e fundit, e kjo po vjen si pasojë kryesisht e konkurrencës së madhe nga Apple, por edhe nga prodhuesit kinezë, transmeton Koha.net.

Modeli i ri i të famshmit Galaxy S, ai S5, pritet të vjen me një ekran më të madh se paraardhësi i tij, me kamerën e përparme edhe më të mirë si dhe me funksionet biometrike siç është njohja përmes syrit apo skanerit të gishtërinjve. Ai mund të vijë edhe me orën e mençur, të përmirësuar, Galaxy Gear.


Megjithatë, analistët thonë se ekrani më i madh i S5 nuk pritet të jetë veçoria që do ta bëjë atë më të shitur se paraardhësin.

Përveç konkurrencës nga Apple, Samsung tani pritet që për konkurrent ta ketë edhe Motorolën, tashmë kompani kineze, pasi ajo u ble nga kompania kineze Lenovo për një shumë prej 2.9 miliardë dollarësh nga kompania Google.

No comments :

Post a Comment