facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

20 February 2014

Shenjat që mund të keni alergji në ndonjë ushqim

Pas ngrënies së shujtës, ju vini re se ju do të ndiheni të lodhur

Kjo mund të ndodh disa minuta ose orë pasi të keni ngrënë. Kjo mund të shoqërohet dhe me ndjenjën e shqetësimit, dridhjes dhe marramendjes ose ndiheni të përgjumur.
Kjo është shpesh për shkak të hypoglycemia-s reaktive, që do të thotë se sheqernat e gjakut janë plot gjallëri.

Zgjidhja: Hani nga pak por shpesh, mos anashkaloni shujtat. Hani një dietë të ekuilibruar me proteina të cilësisë, karbohidratet komplekse dhe yndyra të shëndetshme (vaj ulliri, vaj kokosit, avocado).

Keni kokëdhimbje kronike

Keni kokëdhimbje pas zgjimit në mëngjes, disa orë pas një shujte, apo edhe një ditë pasi keni ngrënë ushqime të caktuara. Kjo është shpesh për shkak të ndjeshmërive të ushqimit të cilat veprojnë dhe shkaktojnë migrenë.

Zgjidhja: Mbani një ditar të ushqimit dhe shkruani çdo gjë që hani. Vëreni se si ushqimet e caktuara ndikojnë te ju. Disa ushqime dhe aditivë janë të njohur që shkaktojnë migrenën. Kjo mund të ndihmojë në përcaktimin se cilat ushqime mund të ndikojnë negativisht në ju.

Vuani nga kapsllëku kronik, pavarësisht dietës së lartë me fibra

Kjo mund të ndodh për shkak të sëmundjes Lyme që ndikon në traktin GL, ndjeshmërinë e ushqimit dhe/ose mungesës së magnezit adekuatë në dietë.

Zgjidhja: Bëni testin e gjakut për të parë mungesën e mineraleve, duke përfshirë magnezin dhe serumin.

Vuani nga dhimbjet e muskujve

Kjo mund të jetë fazë e shkurtër, e përhershme ose një përgjigje më e qëndrueshme inflamatore.

Zgjidhja: Bëni testin e alergjisë në ushqim.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment