facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

20 February 2014

Themeluesi i "WhatsApp-it", nga i varfër në bilioner

Krijuesi i shërbimit të shkëmbimeve të mesazhe tepër të shpejta të programit të quajtur “WhatsApp”, nga një djalë i varfër dikur, tashmë mund ta quajë vetën një miliarder. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me “Facebook-un”, 37-vjeçari Koum është kthyer në një miliarder vetëm falë shpikjes së këtij shërbimi, i cili numëron mbi 450 milionë përdorues në të gjithë botën. Marrëveshja 19 miliardë dollarëshe me gjigantin social “Facebook”, ka bërë që 37-vjeçari të ketë për herë të parë në jetën e tij të ketë një makinë tip “Ferrari”.

Por derisa të arrinte këtu, Koum ka kaluar një jetë plot vështirësi, duke u përballur me varfërinë dhe ku atij së bashku me mamanë e tij iu është dashur të jetojnë me tollona ushqimesh.

Koum ishte vetëm 16 vjeç kur u shpërngul nga Ukraina dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është rritur në një komunitet rural, në një shtëpi ku nuk kishte as ujë dhe as drita. Kur ata u shpërngulën nga Ukraina, nëna e Koum-it mblodhi gjërat e shkollës për ti shitur, që me paratë e tyre të mbijetonte së bashku me djalin e saj, raporton "Daily Mail".

Në vitin 2009 Koum, mik i themeluesit të “Facebook-ut” Mark Zuckerberg, bashkëpunoi me Brian Acton, dhe të dy së bashku krijuan “WhatsApp-in”, program i cili pesë vjet më vonë i bëri dy të rinjtë miliarderë. Koum vendosi që ta firmoste marrëveshjen me “Facebook-un” në zyrat që ndodhen në “Mountain View”, në të njëjtin vend ku ai priste dikur në radhë për të marrë tollona ushqimi.



“WhatsApp” është kthyer në një fenomen global, por nuk ka asnjë logo në zyrat e tij. “Nuk shoh ndonjë arsye për të pasur një logo. Kjo do të ishte një ego e madhe. Ne të gjithë e dimë se ku punojmë”, -është shprehur Koum për “Forbes”.

“Facebook” ka paguar 12 miliardë për aksionet e “WhatsApp-it” dhe 4 miliardë të tjera në dorë (cash), ndërsa themeluesve dhe punëtorëve do t’u jepen nga 3 miliardë të kufizuara tek aksionet, të cilat mund të fillojnë të qarkullojnë pas katër vitesh, pasi të jetë mbyllur marrëveshja 19 miliardë dollarëshe.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment