facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

05 April 2014

Apatia pranverore, ja 8 kurat për ta luftuar

Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimit të temperaturës, është tipike dhe normale që ndihemi pak të ngadaltë dhe vazhdimisht të lodhur. Por si t’i rikarikojmë bateritë? Hapi i parë është për t’u rigjallëruar purifikohemi, të hidratohemi, të kujdesemi për lëkurën, por edhe për gjithë organizmin.
Për ta bërë këtë, nuk ka asgjë më të mirë dhe efikase sesa një regjim i bazuar te frutat e freskëta dhe perimet. Këtë na e sugjerojnë edhe ekspertët e shëndetit, Jean – Marie dhe Natalie Delecroix, që janë edhe autorët e librit “Tetë kurat për rivitalizimin”. Në këtë libër na sugjerohet kurat më efektive për detoksifikimin e organizimit, duke shpjeguar për secilën prej tyre se cilat janë përfitimet që sjellin dhe si funksionojnë.
Pse në pranverë ne gjithmonë ndjehemi të lodhur

Ndryshimi i stinëve është gjithmonë shkak për shfaqje të ndjesive të lodhjes për trupin tonë, i cili duhet t’i përshtatet temperatura të ndryshuara dhe sasisë së dritës. Por shpeshherë lodhja vjen edhe nga fakti se ne nuk e bëjmë atë që do të donim të bënim. Shpesh herë gjumi nuk mjafton për ta çlodhur plotësisht dhe ndodh të kemi mbingarkesë të toksinave në mëlçi. Por nëse do të kemi parasysh se secili prej nesh ka ndonjë problem personal rreth të cilit mendon vazhdimisht mendon, e kuptojmë edhe më lehtë se pse njerëzit ankohen gjithë kohës se ndihen të lodhur.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment