facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

05 April 2014

Raporti i comScore: Apple dominon si brendi i smartfonëve në SHBA

Dominimi i kompanisë Apple si brendi numër një i smartfonëve në SHBA si duket ka mbetur në shifrën 41 % të tregut. Samsung po fiton avantazh duke marrë pjesë të tregut nga konkurrenti kryesor me shpejtësi dhe duke kapur shifrën rekord prej 27 %.
Në pesëshen e parë qëndrojnë edhe LG, Motorola dhe HTC. Në luftën e platformave mobile, Google qëndron në krye me Android-in e saj, dhe Apple ka marrë vendin e dytë me iOS. Ndërkohë që platforma mobile e Google ka rënë disa herë vitin e kaluar dhe e filloi 2014-ën duke humbur përsëri, ka arritur të tejkalojë platformën e Apple. Në pesëshen e parë qëndrojnë edhe Microsoft, Blackberry dhe Symbian.

Të dhënat më të fundit vijnë nga comScore, kompani kjo e cila rregullisht mbikëqyr mbi 30,000 përdorues mobil në SHBA. Kjo firmë kërkimore thotë se 163.2 milion amerikanë kanë një smartfon (68.3 % pentretim të smartfonëve) në shkurt, 7 % më shumë se në nëntorin e vitit të kaluar.

comscore_smartphone_oems_february_2014Siç mund ta shihni, Apple fitoi 0.1 % në numri e përdoruesve, ndërkohë që Samsung fitoi 1.0 %. LG-ja fitoi 0.3 % dhe Motorola ka rënë me 0.4 %. Po ashtu edhe HTC-ja ka rënë me 1 %. Këta tre të fundit kanë ndryshuar disa herë vendet dhe luftën e tyre e bëjnë për vendin e tretë. Samsung e ka tejkaluar Apple në disa muaj në vitin 2013 dhe 2014 përsa i përket rritjes së pjesës së tregut. Me Galaxy S5 që po vjen, ka shumë gjasa që iPhone 5S dhe 5C nuk do të munden ti bëjnë ballë vërshimit të Sasmung-ut në tregun amerikan, mbase duhet ta provojnë me iPhone 6.


Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment