facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

25 April 2014

Aplikimet për Konkursin “Të dhënat qeveritare në dorën tuaj” vazhdojnë deri më 9 maj

Për të krijuar aplikacione inovative”, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK), vazhdon të pranojë aplikime deri në datën 9 maj. Qëllimi i konkursit është krijimi i një aplikacioni, që do të grumbullojë, përpunojë dhe publikojë të dhëna të ndryshme qeveritare, si të dhëna statistikore të publikuara nga INSTAT, të dhëna financiare të publikuara nga Ministria e Financave, etj.
Aplikacioni duhet të jetë i dizenjuar për ueb apo çdo platformë tjetër të aksesueshme gjerësisht nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale. Të gjitha informacionet e grumbulluara përmes aplikacionit do t’i ofrohen publikut, me synim rritjen e transparencës dhe përgjegjësive të institucioneve shtetërore. Në këtë mënyrë, do të nxiten zbatimet e praktikave më të mira dhe përdorimet e teknologjive të informacionit dhe komunikimit për menaxhimin e të dhënave qeveritare.

Kompanitë mbështetëse dhe sponsorizuese të eventit përfshijnë Albtelecom Eagle, BTC Albania, ICTSmedia, MPay dhe EasyPay. Konkursi organizohet nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, në bashkëpunim me Qendrën Protik.

Drejtorja ekzekutive e Qendrës Protik, Edlira Kasaj, na shpjegon më konkretisht thelbin e konkursit dhe si do të funksionojë procesi i vlerësimit deri në kurorëzimin e fituesve.

* Znj. Kasaj, si funksionon ekzaktësisht konkursi dhe cili ka qenë roli i Qendrës Protik?

“Konkursi konsiston në marrjen e disa të dhënave që publikohen nga institucionet publike, përpunimin e tyre e në fund sjelljen në një formë më të lexueshme për përdoruesit fundorë. Institucionet shtetërore publikojnë shumë të dhëna, të cilat shpesh janë në formate jo lehtësisht të lexueshme, apo pjesë të ndryshme të informacionit që mund të duhet në faqe të ndryshme. Studentët ftohen të identifikojnë një nevojë të përdoruesve fundore për përpunimin e këtyre të dhënave dhe të ndërtojnë një aplikacion që e arrin të përmbushë këtë nevojë. Duke qenë se ne si Qendër punojmë ngushtë me studentët, kemi vënë re se ata e kanë parë disi me frikë sensin e të dhënave qeveritare dhe për këtë arsye na është dashur që të punojmë për t’ua shpjeguar më qartësisht konceptin. Ajo që dua të theksoj është se mbetet në dorën e vetë zhvilluesve përcaktimi se cilat të dhëna mund të përdorin, çfarë niveli përpunimi t’iu bëjnë dhe si t’i bëjnë ato më të lexueshme për përdoruesin përfundimtar. Pra, thelbi i konkursit është një ide inovatore mbi mënyrën se si mund t’i shërbejmë publikut të gjerë duke i ofruar informacion më të qartë dhe më të lexueshëm për ta.

Gjatë gjithë këtyre javëve ne kemi punuar me skuadrat duke iu ofruar atyre asistencë teknike si dhe duke iu vënë në dispozicion ambientet dhe burimet tona. Shpeshherë kemi pasur edhe diskutime idesh me ta, për t’i ndihmuar që të zhvillojnë një aplikacion sa më afër kërkesave të përcaktuara.”

* Për çfarë lloji aplikacioni bëhet fjalë konkretisht?

“Aplikacioni mund të jetë i ndërtuar për Facebook apo mund të jetë edhe i bazuar në ueb. Edhe kjo është zgjedhje e vetë zhvilluesit. Madje konkurrentët nuk vlerësohen nga risia teknologjike apo sa i komplikuar është niveli i përpunimit. Përkundrazi, vlerësohen vetëm nga inovacioni i idesë dhe prakticiteti i nevojës apo problemit që zgjidh.”

* Kur do të mbyllen aplikimet dhe kur do të shpallen fituesit? “Aplikimet, të cilat plotësohen online përmes faqes zyrtare të AKSHI-t (www.akshi.gov.al), do të vazhdojnë deri në datën 9 maj. Konkursi do të përmbyllet në fund të “Javës së Inovacionit”, e cila zhvillohet mes datave 9 dhe 16 maj, ku do të ketë aktivitete të shumta me fokus në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit si dhe inovacionit. Data e shpalljes së fituesve do të jetë 16 maji.”

* Cili do të jetë paneli vlerësues i konkursit?

“Juria do të përbëhet nga emra të njohur, profesionistë dhe ekspertë të fushës së teknologjisë së informacionit, nga institucione si Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, AKSHI, Protik, dhe sponsorë të aktivitetit etj.

* Cilat do të jenë disa prej çmimeve apo shpërblimeve që do të përfitojnë fituesit?

“Çmimet dhe përfitimet për fituesit do të jenë të shumëllojshme. Fituesit e vendit të parë do të përfitojnë një iPad Air, për secilin prej anëtarëve nëse projekti është zhvilluar në grup. Çmimi i dytë do të ketë dhuratë smartfonë dhe i treti aksesorë. Të treja çmimet do të shoqërohen edhe me shpërblime monetare si dhe me nga një licencë Kaspersky. Disa nga sponsorët e konkursit do të ofrojnë internshipe për gjithë studentët që do të spikasin dhe që do të zgjojnë interes në to.”

Të gjithë studentët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë individualisht apo në grupe. Aplikacioni duhet të jetë plotësisht funksional, në gjuhën shqipe, si dhe i mbrojtur nga viruset apo kërcënime të tjera të sigurisë. Të gjitha aplikimet pranohen në faqen zyrtare të AKSHI-t, përmes plotësimit të një formulari online me të gjitha elementet e kërkuara. Për më shumë informacion mund të shkruani në info@protik.org. (PCWorld Abanian)

- See more at: http://www.pcworld.al/aplikimet-per-konkursin-te-dhenat-qeveritare-ne-doren-tuaj-vazhdojne-deri-me-9-maj/#sthash.HOJmcSvl.dpuf

No comments :

Post a Comment