facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

25 April 2014

Zyrtare: Nokia bëhet Microsoft

Kompania e njohur finlandeze Nokia posa e ka bërë zyrtar lajmin për kompletimin e shitjes tek Microsoft, përkatësisht njësisë së saj Devices & Services.
Shitja tek Microsoft është aprovuar nga Nokia, si dhe nga agjencitë rregullatore por edhe ato qeveritare në të gjitha vendet ku Nokia është prezente.

Presidenti dhe drejtori i Nokia-së, Stephen Elop tani do të shërbejë si zëvendës drejtor ekzekutiv në Microsoft Devices Group, dhe do të raportojë tek drejtori i kompanisë Microsoft Satya Nadella.

Ai do të jetë përgjegjës për telefonat mobil Nokia, markën Lumia të telefonave dhe tabletëve, si dhe harduerin e Xbox, si dhe linjën por edhe produktet sikurse Surface, Perceptive Pixel (PPI).

Në shtator të vitit të kaluar, njësia e pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-së ishte vlerësuar me 3.79 miliardë euro, ndërsa Microsoft ka njoftuar se do të shpenzojë edhe 1.65 miliardë tjera për përvetësimin e patentave të Nokia’së.

Totali i shumës që do ta arrijë kjo marrëveshje do të jetë 5.44 miliardë euro, të cilat do të paguhen në kesh. / Telegrafi / 

No comments :

Post a Comment