facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

04 April 2014

Bëhuni pjesë e Startup Live Tirana #3: Eventi mbahet nga 11-13 prill

Keni një ide inovative në fushën e Teknologjisë së Informacionit, telekomunikacionit, internetit apo biznesit dhe do të dëshironit të merrnit këshilla nga profesionistë dhe sipërmarrës me eksperiencë për të zhvilluar një prototip sa më të realizuar?
Atëherë mos ngurroni të bëheni pjesë e Startup Live Tirana http://www.pcworld.al/per-here-te-trete-ne-shqiperi-do-te-zhvillohet-eventi-startup-live-tirana/ pasi data e organizimit të tij po afron. Javën e ardhshme nga data 11 prill deri në 13 prill eventi do të zhvillohet në godinën Liria pranë Fakultetit të Ekonomisë.

Pjesëmarrësit e këtij eventi do të kenë mundësi të krijojnë kontakte me ekspertë dhe investitorë si dhe do të kenë mundësi të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca e tyre. Pas prezantimeve përfundimtare do të përzgjidhen edhe fituesit.

Vlen të përmendim se grupi fitues do të përfaqësojë Shqipërinë me projektin e tij në “Pioneers Festival” në Vjenë, i cili është eventi më i rëndësishëm në fushën e prezantimit të startup-eve në Europë. Për t’u regjistruar në event ndiqni këtë link.
(PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment