facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

04 April 2014

Frutat e plota më të shëndetshme se vitaminat e ndara

Konsumimi i frutave ose perimeve të plota është një hap më i shëndetshëm se sa konsumimi i vitaminave të ndryshme të izoluara, edhe kur ato janë të nxjerra nga vetë frutat.

Se vitaminat dhe përbërësit tjerë bimorë (fitonutricioentët) janë të shëndetshme, këtë tashmë e dini. Por, ju mund të keni dilema nëse nxjerrja e përbërësve të veçantë prej frutave ka efekt të njëjtë si edhe vetë frutat dhe perimet, ose gjellët e përbëra nga to.

Hulumtimet thonë se rezultati nuk është i njëjtë. Sipas një studimi të realizuar kohë më parë, vitamina C e nxjerrë nga molla ofron vetëm 0.4 për qind të efektit antioksidues të të gjitha përbërësve të pranishëm në mollë.

Mendohet se efekti sinergjist (i bashkuar) i të gjitha fito-përbërësve nga pemët dhe perimet është më i lartë se sa efekti i konsumimit të përbërësve të izoluar, një nga një.

Andaj, nëse dëshironi të nxirrni maksimumin në aspekt shëndetësor konsumoni vetë frutat dhe perimet, dhe jo ekstraktet apo produktet komerciale me përbërës të tyre. /Mjeku.Net/ 

No comments :

Post a Comment