facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

08 April 2014

Ishulli i rinovueshëm

El Hierro është ishulli i parë në botë që do të prodhojë energjinë e tij elektrike vetëm me burime të rinovueshme.
Ai është më i vogli dhe perëndimori i ishujve Kanarie, si dhe më pak i njohuri nga turistët që popullojnë arqipelagun spanjoll të Atlantikut përballë brigjeve të Marokut.

Banorët e ishullit të vogël, vetëm 278 kilometra katrorë, kanë vendosur t’i besojnë energjisë së prodhuar nga shtyllat me helika, falë erës që fryn thuajse vazhdimisht nga oqeani dhe një impianti hidro-elektrik i përbërë nga dy basene artificiale.

Bëhet fjalë për një ide unike në botë. Në ishull janë instaluar pesë shtylla me helika dhe janë realizuar dy basene hidrike, njëri 700 metra mbi nivelin e detit dhe tjetri vetëm 50 metra.
Parku i shtyllave me helika, me një fuqi prej 11.5 megawatt, mbulon nevojat elektrike për funksionimin e pastruesit të ujit nga kripa dhe atë të 10 mijë banorëve që arrijnë në 8.3 megawatt.

Kur do të ketë rënie të erës dhe për rrjedhojë të energjisë së prodhuar prej saj, atëherë do të vihet në përdorim çentrali hidro-elektrik me një fuqi prej 11.3 megawatt, që shfrytëzon një diznivel prej 650 metrash.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment