19 April 2014

Kur ka lindur figura më e përdorur në botë?

Blogeri amerikan Levi Stahl është i bindur se figura (emoticon) smiley, për herë të parë është përdorur qysh në shekullin XVII. Besohet se figura simpatike e përbërë nga dy pika dhe një vijë harkore e cila paraqet një fytyrë të lumtur, besohej se është zbuluar më 1982 nga profesori Scott Falman nga Universiteti “Karneg Melon” në Pitsburg.

Megjithatë, Stahl beson se “smiley” është shumë më i vjetër dhe se e ka gjetur në këngën “The Fortune” të këngëtarit anglez Robert Herick nga viti 1648.

“Duke i lexuar tekstet e këngëve të Robert Henrick, mendoj se kam hasur në smiley e parë në histori të njerëzimit”, shpjegon ai në blogun e tij dedikuar letërsisë. Madje në njërin prej teksteve të Herick lajmërohet figura (smiley), e cila i ngjante një njeriu duke qeshur. Por Stal fillimisht kishte menduar se bëhet fjalë për një gabim teknik në shtyp, por duke analizuar versionet tjera të këngës, ka konstatuar se smiley paraqitet gjithmonë në vendin e njëjtë në tekst.

Sipas profesorit Alan Jacobson nga Universitetit “Bailor” në Teksas, nuk ka dyshim se bëhet fjalë për gabim teknik gjatë shtypit. Sipas ekspertit në shekullin XVII nuk kanë ekzistuar makina të cilat do të shtypnin një figurë të tillë, dhe se bëhet fjalë për ndonjë version të ri. Ky fakt ka vënë në pikëpyetje edhe të përditshmen “New York Times”, e cila gjatë vitit të kaluar pati botuar një fjalim të ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln nga viti 1862, në të cilin gjithashtu shfaqet kjo figurë e shumëpërfolur.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment