facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 April 2014

Merr fund epoka e Windows XP!

Duke nisur nga dita e sotme, sistemi operativ Windows XP del në pension dhe nuk do të marrë më asnjë lloj përditësimi mbi sigurinë. Lajmi ishte bëri i ditur prej disa kohësh nga gjigandi me qendër në Redmond të Washington-it. Megjithatë, ky sistem është tepër i përhapur në kompjuterat në të gjithë botën, nëpër familje, kompani, banka, administrata publike etj.
Ndaj, skandeca e XP-së po shkakton jo pak frikë pasi brenda pak orëve milionë kompjutera do të kthehen totalisht vulnerabël nga virusët dhe hacker-at.

Windows XP u lançua nga Microsoft në tetor të vitit 2001 dhe kompania bëri të ditur për herë të parë në vitin 2007, se cikli i jetës i këtij sistemi operativ do të vinte drejtë fundit.

Ndërkohë kompania prezantoi për përdoruesit sistemet e tjera si Windows Vista, Windows 7 dhe Windows 8. Por pavarësisht të gjithave Windows XP vazhdon të jetë tejet i përdorur.

Sipas NetMarketShare ky sistem është ende prezent në rreth 30 përqind të kompjuterave në botë.

Megjithatë është me rëndësi që kush ka ende këtë sistem në kompjuter, duhet fillimisht të përditësojë sistemin operativ me një nga versionet e tij më të fundit si Windows 7 ose 8, por jo vetëm. Është e nevojshme që secili prej përdoruesve të Windows XP, të bëjë një back-up të të dhënave.

Në këtë mënyrë do të jeni më të mbrojtur nga hacker-at në botë që momentalisht e kanë tepër të thjeshtë që të futen në kompjuterin tuaj e të marrin të dhënat që gjenden në të.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment